Shtresë Memory Warm & Cool Dormeo
Përmirësoni përvojën tuaj të gjumit me një shtresë të re që është krijuar posaçërisht për të gjitha stinët. Njëra anë ju ndihmon të mbani të freskët në muajt e nxehtë, ndërsa tjetra ju ngroh kur është më ftohtë. Material memory me 3 zona komode ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt dhe të zgjoheni të freskët, AirX System & CleanEffect për higjene maksimale.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Përmirësoni përvojën tuaj të gjumit me një shtresë të re që është krijuar posaçërisht për të gjitha stinët. Njëra anë ju ndihmon të mbani të freskët në muajt e nxehtë, ndërsa tjetra ju ngroh kur është më ftohtë. Material memory me 3 zona komode ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt dhe të zgjoheni të freskët, AirX System & CleanEffect për higjene maksimale.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Si mund të bëjë një shtresë shtratin tuaj edhe më të mirë
Një shtresë është një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe e përballueshme për të përmirësuar çdo sipërfaqe gjumi, nga një divan i vjetër me gunga apo një dyshek i vjetër i pakëndshëm. Shtresa do të shtoje rehatinë dhe mbështetjen, dhe shtresat Dormeo, kanë veçori që i bëjnë ato edhe më efektive.
Termorregullimi, për një gjumë të mirë gjatë natës
Ka shumë përbërës për një gjumë të mirë gjatë natës, dhe nje nder to është edhe termorregullimi i mirë - mbajtja e trupit tuaj në temperaturën e duhur për të rënë në gjumë, për të qëndruar në gjumë dhe për tu zgjuar i qetë dhe i freskët.
Dy anë, për të gjitha stinët
Risi e shkëlqyer e shtresës Dormeo Warm & Cool Memory është se ofron një rehati maksimale gjatë gjithë vitit.
- Njëra anë me fibra Tencel™ Lyocell, të bëra nga bimë eukalipt. Ky material i mrekullueshëm ka aftësi të shkëlqyera në përthithjen e lagështisë, duke lejuar ajrosjen për t'ju mbajtur të thatë dhe të freskët kur koha është e ngrohtë. Fibrat Tencel™ Lyocell janë natyrshëm hipoalergjike, zvogëlojnë rritjen bakteriale dhe aromat e pakëndshme, shumë e butë dhe e këndshme në prekje që ndihet shkëlqyeshëm në lëkurat e ndjeshme.
- Ana tjetër është krijuar posaçërisht për muaj më të freskët, duke e mbajtur trupin të ngrohtë, kështu që ju të mund të shijoni lehtësisht një gjumë të plotë gjatë gjithë natës.
3 zona komforti
Shtresa 4 cm është me material memory që përshtatet me formën e trupit tuaj për të siguruar mbështetjen që ju nevojitet. Tre zonat japin rehati shtesë:
- zona e kokës dhe qafës masazhohen butësisht me një zonë në formë veze,
- zona e vitheve ofron më shumë mbështetje
- zona e këmbëve jep mundesi per ajrosje maksimale me kanale ajri.
Higjiena për një ambient më të sigurt gjumi
Ne kalojmë shumë kohë në shtrat, kështu që higjiena është e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse pjesët anësore të shtresës Dormeo Warm & Cool Memory janë me material AirX System, që siguron qarkullimin e vazhdueshëm të ajrit në të gjithë pjesën e sipërme. Mbulesa hiqet dhe lahet, përmirësuar gjithashtu me trajtimin CleanEffect® për mbrojtje anti-bakteriale, anti-mikrobike dhe anti-pluhur, të cilat mund të zvogëlojnë aromat e pakendshme dhe të ndihmojnë kundra alergjive.
Praktike
Shtresa është e lehtë për tu mbledhur për ruajtje ose transport, është një shtresë praktike, e përballueshme për koleksionin tuaj të shtratit që ofron më shumë mundësi përdorimi në shtëpi dhe jashtë.
- Shtrojeni mbi shtratin tuaj për rehati të menjëhershme, pa shpenzimet e një dysheku të ri
- Përdoreni në dysheme ose ktheni një divan në një shtrat rezervë për mysafirët
- Merreni në kamping ose mbajeni në rulot për luks të shtuar kur udhëtoni
- Ideale për konviktet e studentëve, si një shtresë shtesë për rehati dhe higjiene në shtretërit e vjetër
- Të dhëna teknike
-
Bërthama Memory Foam Lartësia 4 cm Linja Dormeo Vitality Material Memory Po Materiali i dyshekut Shtresë Memory Mbulesa Cool side: 30% Tencel™, Warm side: 100% Polyester Mbulesë Anti-Bakteriale Po Mbulsa lahet Po Programi Dormeo Fjetja Zonat e fortësisë 3