Set këllëfësh Nature's Motive
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Shtoni pak freski lulesh në dhomën tuaj të gjumit me një set të ri nga koleksioni ekskluziv Nature. Bërë nga 100% pambuk me një thurje të butë saten për rehati dhe relaksim. I disponueshme në 3 ngjyra pastel në njërën anë dhe dizajn me lule nga ana tjetër. Kombinoni dhe përshtatni anët për pamje 4-në-1. Lahet në lavatriçe në 60°C, me mbyllje me zinxhir për ndërrim të lehtë.Më shumë
- Detajet e produktit
-
Sillni qetësinë e natyrës në dhomën tuaj të gjumit
Seti i këllëfëve Dormeo Nature's Motive për të gjithë ata që pëlqejnë një atmosferë të qetë dhe relaksuese në dhomën e gjumit. Me stil klasik, materiale cilësore dhe vëmendje ndaj detajeve, për një gjumë të mirë. Pjesë e një koleksioni ekskluziv të artikujve të frymëzuar nga bukuria e natyrës.
Pse pamja e duhur ka rëndësi
Dekorimi i shtëpisë nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si duket por ka të bëjë edhe me atë se si shtëpia juaj ju bën të ndiheni. Zgjedhja e duhur e ngjyrave, modeleve dhe materialeve, ato që ju përshtaten, mund të ndihmojnë në krijimin e një ambjenti që e bën çdo ditë më të këndshme, relaksuese dhe të çmuar, qoftë vetëm apo me njerëzit e dashur. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të zgjidhni një set këllëfësh që pasqyron stilin tuaj dhe pse ky set i ri me një dizajn me lule mund të jetë pikërisht ajo që kërkoni.
Tre ngjyra, pamje 4në1
Çdo këllëf jastëku dhe jorgani janë të kthyeshme, në njërën anë me ngjyrë pastel, tjetrën një dizajn delikate me lule, për të sjellë fuqinë qetësuese të natyrës në shtëpinë tuaj. Kombinojini dhe përshtatini anët për të krijuar pamje të reja dhe për ta mbajtur dhomën tuaj të gjumit të duket e freskët dhe me stil.
100% pambuk, me një thurje luksoze saten
Pambuku është tërësisht natyral dhe jo alergjik, materiali ideal për t'u përdorur kundër lëkurës. Kur pambuku kthehet në pëlhurë, endja e përdorur ka ndikimin më të madh në pamjen dhe ndjesinë e tij. Një thurje saten ka më shumë fije vertikale se horizontale, gjë që e bën pambukun më të lëmuar dhe më të zhdërvjellët.
Lehtësi në mirëmbajtje, 2 përmasa
Si këllëfi i jorganit ashtu edhe këllëfët e jastëkëve vijnë me një mbyllje klasike me zinxhir që e bën të lehtë ndërrimin. Seti lahet në lavatriçe në 60°C për më shumë higjienë, me ngjyra pastel që duken të freskëta larje pas larje.
Ky set është i disponueshëm në 2 përmasa: 140x200cm (me 1 këllëf jastëku) dhe 200x200 (me 2 këllëf jastëku).
-
140x200cm (me 1 këllëf jastëku)
-
200x200cm (2 këllëf jastëku)
PJESË E KOLEKSIONIT EKSKLUZIV NATURE‘S
Këto sete me cilësi të lartë janë pjesë e koleksionit ekskluziv të Dormeo Nature's. Një gamë në rritje e artikujve të koordinuar me ngjyra që sjellin disa nga ndjenjat paqësore dhe qetësuese të të qenit në natyrë në shtëpinë tuaj, duke krijuar një mjedis për t'u çlodhur, për t'u qetësuar dhe për të shijuar jetën me të dashurit tuaj.
-
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Essence Programi Dormeo Salloni