1. Rregullat e Shërbimit
Të gjitha çmimet në faqet tona janë çmimet përfundimtare për ditën e porosisë dhe kanë te perfshirë edhe Tatimin e Vlerës së Shtuar (T.V.SH). Të gjitha çmimet janë në lekë.
Pasi të keni përfunduar porosine, do të merrni edhe një konfirmim me e-mail me të gjitha të dhënat e porosisë suaj.Të gjitha produktet do t’ju dërgohen brenda afatit kohor 2-3 ditë nga dita që keni bërë porosinë me ane te kompanise postare Ulysses Enterprises shpk. Produktin e paguani në momentin e marrjes ne dorezim dhe sipas vleres se shenuar ne faturen tatimore.
Nëse dëshironi të ktheni porosinë për shkak të ndonjë problemi teknik të prodhimit, për të kontaktuar me ne keni në dispozicion afatin kohor prej 7 ditësh nisur nga dita që e keni marrë. Për të përdorur të drejtën e zëvendësimit të produktit, duhet të na e dërgoni produktin me postë dhe me paketimin origjinal brenda 7 ditësh nga dërgimi i kërkesës. Hollësitë e mëtejshme do t'ju bëhen me dijë nga ana jonë.
2. Informacione për dorëzimin
Produktet që porosisni online në faqet tona, dërgohen nëpërmjet postes Ulysses Enterprises shpk.
Produkti do t’ju dërgohet brenda afatit kohor 2-3 ditë pas bërjes së porosisë, nëse produkti është aktualisht gjendje në magazinë. Nëse porosia nuk mund t’ju dërgohet, ne do t’ju kontaktojmë personalisht duke përdorur infomacionin e kontaktit që keni dhënë kur keni bërë porosinë.
Pagesa për produktet e porositura do të bëhet në momentin e dorëzimit të tyre nga ana e shërbimit postar.
3. Kushtet e Garancise
Ju mund të përfitoni shërbimin e garancisë nga Studio Moderna Albania shpk, vetëm nëpërmjet paraqitjes së faturës ose kuponit tatimor dhe fletës së garancisë pranë servisit të autorizuar të kompanisë.
Nuk përfshihen në marrëveshjen e garancisë defektet e shkaktuara nga:
1. Dëmtime fizike që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm.
2. Mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit.
3. Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
4. Përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha manjetike, etj.).
5. Materiale të lëngshme (ujë, etj.), zjarri apo shkaqe natyrore.
6. Mbitensioni elektrik ose puna në tension jashtë kufijve 230 +/- 15% apo ato të përcaktuara në manualin e produktit.
7. Dëmet që mund ti shkaktohen klientit apo palëve të treta në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i produktit. Kjo vlen edhe kur mosfunksionimi vjen për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia.
8. Nëse produktit i jane kryer shërbime apo instalime nga persona të pa autorizuar me shkrim nga Kompania.
9. Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera jo kompatibel me produktin.
10. Në rast konstatimi të një defekti brenda 7 ditëve nga data e blerjes, ju mund të ndërroni produktin tuaj në secilën nga pikat e shitjes Top Shop brënda këtij afati.
11. Për të përfituar nga ndërrimi apo kthimi i produktit në rast kthimi brënda 7 ditësh, klienti duhet të sjellë produktin në paketimin origjinal. Paketimi nuk duhet të jetë i dëmtuar. Nëse produkti nuk është në paketimin origjinal dhe me të gjithë aksesorët, ai nuk mund të kthehet apo zëvendësohet.
12. Ju keni të drejtë të tërhiqeni nga kjo Kontratë brënda 14 ditëve, pa dhënë ndonjë arsye. Periudha e tërheqjes do të skadojë pas 14 ditësh nga dita në të cilën ju, ose një palë e tretë, e përcaktuar nga ju ka zotëruar fizikisht mallin. Klienti duhet të paraqesë gjatë kthimit faturën e blerjes si dhe produktin në paketimin origjinal.
13. Paketimi nuk duhet të jetë i dëmtuar. Nëse produkti nuk është në paketimin origjinal dhe me të gjithë aksesorët, ai nuk mund të kthehet.
14. Shërbimi i garancisë përfitohet nëse produktet e defektuara paraqiten pranë ambjenteve të Shërbimit të Klientit Top Shop në adresën e shënuar në faturë