Blender Dolcevita për smoothie Delimano
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Më shumë
-
Përgatisni smoothie apo milkshake me prekjen e një butonin dhe shijojeni në shtëpi, zyrë apo gjatë ushtrimeve. Me fuqi 300W, ky blender është fantastik. Duke i përzier përbërësit direkt në shishen e blenderit, do të keni më pak enë për të pastruar. Shishja 570ml ka një kapak të sipërm për të mundësuar pirjen dhe mbylljen rezistente në të njëjtën kohë. Shishja dhe kapaku mund të lahen në pjatalarëse.Më shumë
- Detajet e produktit
-
Ushqehuni shëndetshëm, trupi juaj do të jetë mirënjohës
Joy Blender To Go është një produkt shumë praktik për të përgatitur pije të shëndetshme që mund t'ju ndihmojnë ta forconi imunitetin, të humbni peshë, të mbusheni me energji dhe të krijoni një rutinë të shëndetshme në përgjithësi.
Thjesht shtoni frutat, perimet apo përbërësit tjerë të preferuar (arrat, farat, bimët) në blender, së bashku me pak ujë, qumësht apo jogurt, dhe krijoni një smoothie të shijshëm e me plot vlera ushqyese.
Një gotë plot vitamina dhe minerale çdo ditë
Blender to Go është i përshtatshëm për përzierjen, bluarjen e frutave, perimeve dhe përbërësve të tjerë ushqimor. Ju mund ta përdorni për të bërë lëngje të ndryshme, smoothie, milkshakes, pije, proteina të mëngjesit dhe ushqime të tjera të veçanta si salcat.
Duke i ekstraktuar frutat, perimet apo arrorët, ju do ta keni më lehtë t’i merrni vitaminat dhe mineralet e nevojshme gjatë ditës.
Kurseni kohë dhe hapësirë
Blenderi është i pajisur me 4 teha inox dhe dy shtresa, për përzierje më të shpejtë. Ju mund ta pini smoothie-n tuaj menjëherë nga shishja që keni përdorur për ta përzier, duke kursyer kështu kohë dhe vend në kuzhine tuaj. Shishja sportive me kapak është e përshtatshme për shumicën e mbajtësve në makina, pra mund ta merrni me vete pijen e përgatitur.
Madhësia kompakte e blenderit kursen shumë hapësirë në tavolinë, çka e bën këtë blender portativ ideal për shtëpi dhe zyre. Fuqia e motorit të blenderit: 300W.
Shishja 570ml ka një kapak të sipërm për të mundësuar pirjen dhe mbylljen rezistente në të njëjtën kohë. Shishja dhe kapaku mund të lahen në pjatalarëse.