Jastëk 3në1 Adapt Dormeo
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Jastëk Dormeo 3in1 Adapt është plotësisht i personalizueshëm pasi përbëhet nga 2 jastëk të brendshëm me fortësi të ndryshme brënda 1 mbulese me mbushje brënda. Është perfekt për çdo pozicion gjumi sepse mundëson rregullim të lehtë të lartësisë dhe qëndrueshmërisë për mbështetjen e duhur. Komoditeti dhe ajrosja sigurohen me fibra Wellsleep® dhe mbulesë pambuku dhe Airx në pjesën anësore. Lahet plotësisht në 40°C.Më shumë
- Detajet e produktit
-
Një jastëk që ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjeve të qafës dhe shpatullave
Një jastëk me cilësi të lartë mund t'ju japë gjumë të mrekullueshëm, t'ju ndihmojë të mbështesni siç duhet dhe të parandaloni dhimbjet në qafë dhe në pjesën e sipërme të shpinës. Jastëku inovativ Dormeo 3në1 Adapt është projektuar posaçërisht për të ofruar lartësinë dhe qëndrueshmërinë që dëshironi. Këllëfi i jashtme ka një hapje me zinxhir që e bën të lehtë dhe shpejtë ndryshimin e lartësisë dhe qëndrueshmërisë së jastëkut duke hequr shtresat brenda. Për shkak se ju mund ta përshtatni atë me preferencat tuaja, ai është i përshtatshëm për të gjithë - për çdo pozicion gjumi me shpinë, me bark dhe anash.
Një sistem 3-në-1 për personalizim maksimal
Sido që të flini, jastëku 3në1 Adapt mund t'ju ndihmojë të zgjoheni duke u ndjerë më i çlodhur, më i freskët dhe me qafë dhe shpatulla më të lumtura, duke kombinuar me zgjuarsi 3 elementë në 1 jastëk.
- Personat që flenë ne anë do të kënaqen duke përdorur dy jastëkët e brendshëm me mbulesën e jashtme dhe mund të zgjedhin të vendosin jastëkun më të fortë ose më të butë sipër, për një lartësi të plotë prej 28 cm ose 23 cm kur ushtrohet presion.
- Për personat që flenë me shpinë është më mirë të përdorni vetëm një jastëk të brendshëm – jastëkun 15 cm më të fortë ose 9,5 cm më të butë.
- Ata që flenë me bark do të gjejnë më shumë rehati dhe më pak dhimbje qafe dhe shpatullash, nëse heqin jastëkët e brendshëm dhe përdorin vetëm mbulesën e jashtme bazë prej 3 cm. Në këtë mënyrë qafa juaj nuk do të zgjatet shumë dhe tensioni do të reduktohet.
Rehati, butësi dhe ajrosje
Të tre jastëkët janë të mbushur me mikrofibra Wellsleep®, të cilat punojnë së bashku për të krijuar mijëra xhepa të vegjël ajri që japin një vëllim të plotë dhe butësi.
Jastëku mundëson qarkullim të mrekullueshëm të ajrit sepse përveç mbushjes e cila ajroset lehtësisht, anët e këllëfit të jashtme 100% pambuk janë përmirësuar me pëlhurë rrjetë me sistem AirX. Ajroset dhe siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit gjatë gjithë natës, duke punuar kundër mbinxehjes dhe djersitjes.
Lehtësi për t'u përdorur dhe për t'u kujdesur
Si të gjithë aksesorët e gjumit, jastëkët duhet të lahen rregullisht dhe të ndërrohen çdo 2 vjet për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe higjienik. Të 3 elementët e këtij jastëku lahen në lavatriçe në 40°C për të parandaluar aromat dhe për të hequr njollat dhe thahen shpejt për lehtësi maksimale.
Jastëku është 60x40 cm. Jastëku i përsosur pa rrezik që mund t'i sigurojë të gjithëve një gjumë më të mirë gjatë natës.
Paketim rezistent
Jastëku Dormeo 3në1 Adapt është i paketuar në qese të cila mund të ripërdoren. Është perfekt për ruajtjen e lodrave, çarçafëve, rrobave dhe gjëra të ngjashme.
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Vitality Programi Dormeo Fjetja