Stilues Airtech Pro Wellneo
Stilues Airtech Pro Wellneo
Këshilla të dobishme në stilimin e flokëve
Jeni lodhur duke pritur që stilimin e flokëvë tuaj në kaçurrela të bukura dhe voluminoze tja besoni vetëm salloneve dhe parukierëve të ndryshëm? Në vetëm pak minuta të krijonit stilime flokësh si nëpër filma ose të mund të mbani flokë të mëndafsha për ditë me rradhë? Më anë të stiluesit të flokëve Airtech Pro do të sjellim për ju disa këshilla të cilat do tju bëjnë të ndiheni ekspert në arritjen e rezultateve që dëshironi.
Këshillë para stilimit:
AirTech Pro funksionon më mirë në flokë pak të lagur, jo plotësisht.
AirTech Pro dhe Pjesët Stiluese
Në videon e poshtë vendosur keni mundësinë të shihni dhe pjesët përbërëse të stiluesit tonë më të pëlqyer Airtech Pro Styler. Koka e tharjes është ajo e cila jo vetëm mundëson tharjen e plotë të flokëve me tre nivele për nxehtësinë e dëshiruar dhe tre nivele për shpejtësinë e tharjes nëse keni flokë të dendur ose të hollë por më tepër pa asnjë dëmtim nga nxehtësia e përdorur.
Flokë Të Drejtë dhe Të Hollë
Nëse doni që kacurelat të qëndrojnë më gjatë në flokë të drejtë dhe të hollë, ju duhet aksesori i gjatë Airtech Pro për kacurela dhë pak llak flokësh.Por mbani mënd që përdorimi i llakut të flokëve do përdoret përpara stilimit të flokëve, jo pas. Lidhim flokët me kapëse që të mbajmë formën për rreth 30-45 minuta osë në varësi të kohës për tu grimuar. Kur të jeni gati për të dalë, heqim kapëset nga ondet dhë i krehim pak më gishtat e duarve dhe jeni gati për cdo event më kacurela të mrekullueshme.
Flokë Shumë Të Gjatë
Kjo këshillë është për këdo që ka probleme në bërjen e ondeve në flokë tepër të gjatë.Nëse përdorni produkte në formë trajtuese ose ushqyese, sygjerojmë të kryhen gjatë njomjes te flokët dhe pasi flokët janë krehur. Në ndarje të caktuara përdorimin mashën e majtë ose të djathtë dhe e mbajmë për disa sekonda. Kjo bën të mundur që floku i gjatë të marr formën e plotë të ondes.
Më poshtë do të keni mundësinë të shihni më nga afër në një video ilustruese tepër të vecantë.
Flokë të shkurtër plot stil
Nëse keni flokë të shkurtër me të cilët mendoni që limitoni dhe stilimet e ndryshme, na vijnë në ndihmë për një model tepër të thjesht dhe të shpejt mashat e ondeve. Në një video shpjeguese si më poshtë mund të përdorni këto furca për ti dhënë volum flokëve por gjithashtu dhë një stil tepër të këndshëm.
Floku i ashpër dhe i thatë
Gjatë përdorimit të Airtech Pro, nëse gjatë përdorimit të ndonjërës prej furcave vini rë që floku duket si i thatë osë i ashpër sygjerojmë këtë këshillë. Në varësi të formës së flokut ose nëse floku më parë ka pësuar trajtime të ndryshme shpesh herë të dëmshme, është mirë që në flokë të njomë gjatë krehjes të përdoren vajra ushqyes përpara përdorimit të furcave. Në këtë mënyrë rezultatet e vërteta të stiluesit do të jenë më të dukshme por dhe ju do të kujdeseni më tepër për flokët tuaj.
Përdorimi i Furcës Krehëse
Pakëtimi i Airtech Pro Wellneo ka dhe dy furca krehëse që në dukje mund të kenë të njëjtin funksion por ofrojnë në fakt dy krehje të ndryshme. Furca e madhe kreh flokët duke I dhënë volum, por furca e vogël ka nje funksion rrotullues I cili jo vetëm kreh flokët dhe I drejton pa patur nevojën e nje pjastre por nuk I elektrizon flokët. Për më tepër hidhini një sy videos të mëposhtme.
Mbajtja e Stiluesit
Ka dy mënyra sesi ju mund të përdorni Airtech Pro gjatë tharjes osë stilimit, duke bërë vëndosjen e flokëve përreth mashës ose furcës, ose duke lënë vëtë ajrin që krijohet nga stiluesi të kryejë punën për ju. Ndoshta dy, tre provat e para mund të jenë pak sfiduese por lehtësia gjatë përdorimit do tju kthejë në profesionistë në farë pak kohë vetëm duke afruar osë larguar stilusein tek flokët tuaj. Për më tepër hidhini një sy videos të mëposhtme.
Modeli i krehjes së përditshme.
Krehja voluminoze me tharëse dhe 3 lloje furcash dhe me flokë të këputur dhe me dhimbje skalpi nuk ka pse te jetë me një tmerr. Nisim me ndarjen e flokëve dhe tharjen në drejtimin më të përshatshëm për ju më anë të kokës tharëse. Më pas më anë të furcës rrumbullake kthejmë fundin e flokëve drejtë vetes ose në anën e kundërt. Më anë të furcës tkurrëse ndajmë një sektor tek pjësa e sipërme e kokës sipas videos treguese më poshtë për ti dhënë atë stilin përfundimtar si prej një salloni në pak minuta.
Flokë me onde të lehta“Beach Waves”
Edhe floku i drejtë ndonjëherë të duket i mërzitshëm ose pa volum, por nuk ka pse të duket më kështu. Në flokë pjesërisht të njomë aplikoni serumin ose trajtimin tuaj të përditshëm në varësi të tipit të flokut që keni dhe kriheni mirë. Bëjmë ndarjen e flokëve dhe kujdesemi që rrënjët të jenë të thara. Me anë të mashave bëjmë tharjen e plotë dhe stilimin në të njëjtën kohë dhe ulim temperaturën në të ftohtë për të krijuar ato ondet e lehta si tek video e bashkëngjitur më poshtë.
Q&A
Në stilime të ndryshme është ë rëndësishmë që dhe kujdesi dhe përdorimi i stiluesit Airtech Pro është i duhuri.
Së pari shohim funksionet kryesorë të paisjes :rregulluesi i temperaturës, butoni i fikjës dhe ndezjes, rregulluesi i shpejtësisë së ajrit dhe ushqyesi. Tani pjesa më emocionuese që janë aksesorët për funksione të ndryshme :furcat,masha, tharësja, difuzori dhe aksesori i kacurrelave.
Këto video shpjeguese tregojnë funksionet kryesore të përdorimit të stiluesit me cdo aksesor por ju mund të jeni shumë herë më kreativ në modele të ndryshme flokësh. Me cilësinë e tij të lartë, ky produkt do të ndihmoj në përmirësimin e shëndetit dhe pamjes së flokëve tuaj, duke i dhënë atyre një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
Jemi të sigurt që do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për ju, duke u shndërruar në pjesë të pandashme të kujdesit tuaj për flokët.