Fakte interesante për Black Friday
Çfarë dini për Black Friday? Është më shumë se thjesht një ditë e blerjeve të mëdha për Krishtlindje, mund të jetë zbavitëse, e rrezikshme, e çmeëdur, interesante, e jashtëzakonshme, e lirë, shokuese. Kemi përmbledhur disa fakte interesante lidhur me këtë ditë, vijoni me leximin dhe njihuni më shumë me Black Friday.
Fakt #1: Emri, Black Friday
Epo besoj që e premtja është e qartë për ju apo jo? Kjo ditë vërtetë e veçantë ndodh çdo vit një ditë pas ditës së falenderimeve. Por pse quhet Black Friday? Për këtë ka dy teori të mirëqëna. Një teori thotë se emri është marrë nga Filadelfia në 1960, ku është përdorur për të përshkruar trafikun e rënduar pas ditës së Falenderimeve. Por më shumë mendohet se ky emër është përdorur pasi në atë ditë shitësit fillonin të kishin fitime si pasojë e fillimit të sezonit festiv - kjo quhet "të jesh me të zeza’’ sepse nepër biznese të ndryshme fitimet nënvizoheshin me të zezë.
Fakt #2: Dita më e madhe e blerjeve
E premtja e zezë tradicionalisht njihet si dita më e rënduar e blerjeve. Gjithësesi kjo u bë e vertet vetëm pas vitit 2003, sipas pritshmerive të vitit 2004, e premtja e zezë kishte qënë dita më e rënduar e blerjeve në Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj dita më e rënduar ka qënë e shtuna përpara Krishlindjeve.
Fakt #3: E premtja e rrezikshme
Po, Black Friday ka dhe disa anë të errëta. Të gjithë e dinë se ajo ditë ka më shumë incidente se gjithë ditët e vitit, disa prej tyre kanë përfunduar me vdekjen e personave të pafajshëm.
Një rast i tillë i famshëm ka ndodhur në vitin 2008, kur një turme e madhe njerëzish thyen derën e dyqanit dhe shkelen për vdekje një punonjës 34 vjeçar. Episode të tilla kanë ndodhur edhe në vitet në vazhdim, njerëz që grindeshin, goditeshin dhe plagoseshin me armë. Pra Black Friday nuk është aq paqësore sa duket...
Fakt #4: Popullariteti
Black Friday është jashtëzakonisht i famshëm në Amerikë pa dyshim. Por a e dinit që më shumë se gjysma e Amerikës e ka vetëshpallur këtë ditë si pushim? Kjo do të thotë që ka më shumë kohë për tu shtyrë e luftuar me njeri tjetrin. Për argëtim! Dhe fat të mbarë se mos shtypeni!
Fakt #5: Popullariteti pjesa 2
Black Friday e vitit 2012 arriti një rekord blerjesh dhe gjithashtu rekord në paratë e shpenzuara. Mund ta gjeni se sa para janë shpenzuar? Gjatë fundjavës 247 milion njerëz kanë shpenzuar rreth 60 bilion dollarë. Por Black Friday ka pasur më shumë blerës, plot 89 milion njerëz janë bërë pjesë e blerjeve në këtë ditë.
Fakt #6: Si ti shpenzoni paratë?
Black Friday është vetëm fillimi i sezonit të shitjes zyrtare të Krishtlindjeve, dhe numri i shitjeve totale me të vërtetë është i çmendur. Hulumtimi ka treguar se një person mesatarisht pret qe te shpenzoj rreth 550 € në këtë sezon, por si do ti shpenzojnë ?
Ajo është mjaft e thjeshtë në të vërtetë: pjesa më e madhe shkon për dhurata për familjen - pak mbi 300 € mesatarisht, e ndjekur nga dhurata për veten - gati 100 €, ushqim dhe karamele - rreth 70 € dhe miqtë vetëm në vendin e katërt - në mesatare pak mbi 50 €. Dhe mos harroni se e gjithë kjo i perket vetëm një personi! E pra, të paktën familja ende vjen e para - që është padyshim një lehtësim!
Fakt # 7: Orari i punës
Hapja e dyqane në 6 të mëngjesit ishte një traditë për shumë vite. Por mijëvjeçari i ri solli tradita të reja - disa shitës hapen dyqanet e tyre edhe me shpejt, që në 4 të mëngjesit. Dhe kjo traditë nuk ndaloi - në vitet e fundit, është e dicka e zakonshme hapja e dyqaneve ne mesnatë. Keni dëshirë të provoni njeherë blerjet në mesnatë?
Fakt # 8 : Armiku i Black Friday
Po, Black Friday ka armikun e saj dhe ajo quhet e hena online. Termi është shpikur nga specialistë të marketingut disa vite më parë, në mënyrë për të bindur njerëzit në dyqanet online. E hëna online ndodh menjëherë pas fundjavës se te premtes se zeze dhe miliona njerëz shpenzojnë paratë e tyre për blerje online në atë ditë çdo vit. E hëna online është përhapur edhe në pjesët e tjera të botës, duke përfshirë edhe Europën – doni të bashkoheni dhe ju këtë vit?