Nuk keni produkte në shportë

Provo

5 këshilla fantasike që më në fund do t’ju ndihmojnë të ngriheni në detyrë në 2016

Viti i Ri eshte koha perfekte per fillime te reja, apo jo? Keni punuar shume gjate muajve apo viteve te fundit, apo jo? Atehere pse perkushtimi juaj nuk eshte shperblyer me nje rritje ne detyre ende? Kete nuk mund ta dime ne por ne mund tju tregojme sesi te rrisni mundesite qe me ne fund te fitoni ngritjen ne detyre qe meritoni ne 2016.

Viti i Ri është koha përfekte për fillime të reja, apo jo? Keni punuar shumë gjatë muajve apo viteve të fundit, apo jo? Atëherë pse përkushtimi juaj nuk është shpërblyer me një rritje në detyrë ende? Këtë nuk mund ta dime ne por ne mund tju tregojmë sesi të rrisni mundësitë që më në fund të fitoni ngritjen në detyrë që meritoni në 2016....  

1. Mësoni kur duhet të flisni dhe kur duhet të heshtni

Problemi me pjesën më të madhe të punëtorëve të cilët punojnë shumë, por asnjëherë nuk ngrihen në detyrë është sepse shefat e tyre nuk i vënë re pasi ata nuk e ekspozojnë veten e tyre shumë shpesh.  Disa shefa janë thjeshtë shumë të zënë për të vënë re vetë personin i cili i përkushtohet punes, kështu që ju duhet ta tregoni prezencen tuaj. Sekreti i kësaj është të dini kur të flisni dhe kur të heshtni, të merrni opinione dhe këshilla është diçka shumë e mirë, por të hiqesh si shumë i zgjurar, nuk të ndihmon edhe aq....              

2. Silluni jashtëzakonisht shumë mire me punëtorët

Punëtorët nuk vendosin kush ngrihet në detyre dhe kush jo , por fjalët për sjelljen e mire dhe ndihmen që u jepet përhapen me shpejtësi nëpër kompanine ku punoni dhe ka shumë mundësi të shkojnë edhe në veshin  atij i cili ka në dorë ngritjet në detyrë.

3. Mësoni programin e punës së shefit apo shefes tuaj

dhe sigurohuni që të jeni atje herët në mëngjes kur ata vijnë dhe të qëndroni deri vonë pasdite kur ata nisen për në shtëpi. E thjeshtë apo jo? E lodhshme, por shume efektive gjithashtu. Nuk ka asgjë më të kënaqshme për një shef sesa të shohë njerëz që punojnë për më shumë kohë se ata. Sigurisht, kjo gjë do tju shkurtojë kohen e lirë… por kush tha se do të punoni 12 orë në ditë kur të jeni ngritur në detyrë?                                              

4. Tejkalojini detyrat e rregullta të punës

Asgjë nuk thotë ´´Unë meritoj ngritjen në detyrë´´  më mire se kur merni iniciativen dhe bëni punë të cilat nuk janë nën përgjegjësinë tuaj. Kjo punë shtesë sigurisht që duhet bërë shumë mirë  dhe në fillim duhet të siguroheni që nuk do të harxhoni kohen tuaj apo të dikujt tjetër kot, nëse plotësohen kushtet atëherë jeni në rrugen e duhur për të marrë një rekomandim nga shefi juaj.  E dini çfare do të thotë kjo? Pas rekomandimit githmonë vinë paratë...                                     

5. Kërkoni një rritje detyre drejtëpërdrejtë

Kur këshillat e përmendura nuk funksionojnë dhe nuk ka ndonjë shenjë për ngritje në detyrë atëherë  e vetmja gjë që ju mbetet është ta kërkoni atë drejtëpërdrejtë. Por edhe kjo kërkon takt, kështu që edhe kjo meriton pak më shumë vëmëndje. Poshtë keni 3 rregulla bazë që ju duhet t'i merni në konsiderate kur kërkoni ngritje në detyrë....             

Zgjidhni kohen e duhur

Koha e duhur është gjithçka që duhet të keni kujdes kur vjen koha për të kërkuar ngritje në detyrë. Nëse shefi juaj është shumë i zënë, i lodhur apo thjeshtë pak i inatosur atëherë mund t'i thoni mirupafshim kërkesës tuaj. Koha më e mirë për të kërkuar një ngritje në detyrë është gjatë një kohe të qetë në kompani, apo pasi kompania juaj sapo ka mbaruar me sukses një projekt të rëndësishëm.

Një atmosfere pozitive

Nëse shkoni në zyren e shefit tuaj i inatosur, i dëshpëruar, i mërzitur apo i lodhur ju do t'i trasmetoni atij këto energji negative dhe do të ulni mundësinë për të fituar atë ngritjen në detyrë që deshironi. Hyni në mënyrë të hijshme dhe me një buzëqeshje dhe shefi juaj do të jetë më i hapur ndaj kërkesave tuaja. Kjo do të thotë se e keni zgjedhur mirë kohen në të cilën duhet ta bëni këtë kërkesë...        

Mësoni se pse  e doni këtë ngritje në detyrë dhe jini i sinqertë për të

Duke bërë ankesa të kota për ngritjen në detyrë si psh: ´´ Pronari me ka rritur qeranë´´ apo ´´Dëgjova se puntori Xhon fiton më shumë sesa unë´´ nuk do të funksionojë  dhe nuk janë arsye të vërteta pse e doni këtë ngritje në detyrë. Arsyeja e vërtetë që dëshironi një ngritje në detyrë duhet të jetë gjithmonë e lidhur me atë çfarë meritoni. Kështu që  jini i sinqertë dhe shpjegojini shefit se pse mendoni se e meritoni atë dhe se mund të jeni duke u zhvendosur në një apartament më të madh për disa muaj.

Fat të mbarë!