10 gjëra të habitshme që gratë bëjnë shumë herë më mirë se burrat
Zakonisht, gratë janë konsideruar si seksi më i dobët, por ka mijëra e mijëra gjëra të ndryshme që gratë bëjnë shumë herë më mirë se meshkujt! 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe me shumë kënaqësi do t’ju paraqesim 10 gjëra të habitshme, (në mesin e atyre mijëra e mijëra) që gratë bëjnë shumë herë më mirë se burrat. A jeni gati? Le të vazhdojmë, pra!
Zakonisht, gratë janë konsideruar si seksi më i dobët, por ka mijëra e mijëra gjëra të ndryshme që gratë bëjnë shumë herë më mirë se meshkujt! 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe me shumë kënaqësi do t’ju paraqesim 10 gjëra të habitshme, (në mesin e atyre mijëra e mijëra) që gratë bëjnë shumë herë më mirë se burrat. A jeni gati? Le të vazhdojmë, pra!
#1: Aftësitë intelektuale
Debati mbi të cilin se kush gjini është më inteligjent ka vazhduar për shumë shekuj. Rezultati përfundimtar? Kjo nuk është ende e njohur dhe ndoshta kurrë nuk do të jetë, por diçka që ja vlen të përmendet në këtë moment ... A e dini se dy rezultatet më të larta nga testet e standartizuara IQ(Intelligence quotient) i përkasin grave? A kemi nevojë të shtojmë më shumë?
#2: Komunikimi
A ju çudit fakti se gratë janë shumë herë më komunikues se meshkujt? Kjo sigurisht nuk i habit burrat e martuar në këtë botë! Gjithsesi, është e vërtetë se gratë mesatarisht flasin shumë më tepër sesa meshkujt. Hulumtimet kanë treguar se burrat flasin rreth 7.000 fjalë në ditë. Ndërsa gratë? Rreth 20.000 fjalë në ditë! Pra gratë janë afërsisht tre herë më komunikues se burrat. Vërtetuar shkencërisht!
#3: Shmangia nga rreziku
Hulumtimet shkencore kanë treguar se gratë janë më pak të ngjarë të përfshihen në një aksident me makinë ose një fatkeqësisë në punë.
#4 :Arsimi
A e dini se janë më shumë femra se meshkuj që arrijnë nivelet më të larta në arsim, të tilla si bachelor, MSc apo PhD.? Gratë gjithashtu përfundojnë arsimin e tyre më shpejt se meshkujt. Duke qënë se arsimi është e ardhmja e racës njerëzore, kështu që duhet të jenë femrat, apo jo?
#5: Jetë të gjatë
Shumica e meshkujve vazhdojnë të besojnë se gjinia e tyre është sunduese në këtë botë, por statistikat tregojnë të kundërtën. Disa thonë se gjëja më e rëndësishme në këtë botë është vetë jeta dhe se femrat, definitivisht jetojnë më gjatë se meshkujt. Hulumtimet kanë treguar se femrat jetojnë mesatarisht pesë vite më shumë, por kjo nuk është e gjitha! 85 % e popullsisë që jetojnë dhe janë pranë moshës 100 vjeç, janë femra!
#6: Investimet
Duke e ditur se, bota e biznesit është ende e drejtuar kryesisht nga burrat, ka ardhur koha që të gjithë pronarët e bizneseve të fillojnë promovimin e grave! A e dini se një hulumtim i kohëve të fundit ka treguar se gratë janë investitorë më të mirë se meshkujt? Në rastin e femrave të ardhurat mesatarisht, janë rritur me 18%, ndërsa në rastin e burrave kanë arritur vetëm 11 %. Numrat flasin vetë, apo jo?
#7: Sistemi imunitar
Besohet se meshkujt janë gjinia me fizikun më të fortë, apo jo? Po në qoftë se ne ju themi se gratë, mesatarisht kanë një sistem imunitar më të fortë se burrat? Kjo është për shkak se gratë përmbajnë estrogjen në trup, ky i fundit ndihmon të mundë të gjitha llojet e infeksioneve.
#8: Administrimi
Studimet e fundit të ekspertëve tregojnë se gratë janë menaxherë më të aftë se meshkujt, sidomos në këto kohë të krizës ekonomike globale. Përse? Për shkak se në këto kohë të vështira kërkohet për një lloj të veçantë të menaxherëve - menaxherë që dinë; të kryjnë disa detyra në të njëjtën kohë, se si të aktivizojnë dëshirën për të punuar dhe të shtyjnë të gjithë punonjësit të punojnë së bashku drejt të të njëjtit drejtim(qëllim).
#9: Puna
Është e vërtetë - disa statistika tregojnë se gratë janë gjithashtu shumë herë më mirë se meshkujt në disa situata të lidhura me punën. Hulumtimet kanë treguar se gratë janë zakonisht shumë më të suksesshme në intervistat e punës, plus ato kanë më pak gjasa për të humbur një punë në momentin që e fitojnë atë. Një aftësi shumë e dobishme, për në kohët moderne që jetojmë ...
#10: Evolucioni
Është e ditur për një kohë shumë të gjatë që gratë janë gjinia më e bukur. Por studimet e fundit kanë treguar se femrat marrin një look(pamje) më tërheqëse gjatë evolucionit, ndërsa burrat në përgjithësi qëndrojnë të njëjtë. A e dini se njerëzit e pashëm, kanë më shumë gjasa për të lindur një vajzë, si fëmijën e tyre të parë? Kjo do të thotë brezi i femrave të bukura ...